23:38 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

5 sekretet mbretërore të zbuluara nga rrobaqepësja e Mbretëreshës Britanike

Sekretet e shërbimit ndaj Mbretëreshës janë përmbledhur në një libër të njërës prej njerëzve më të afërt të Madhështisë së saj, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Angela Kelly ka shkruar një libër ku janë përmbledhur disa nga prapaskenat ku ajo ka shërbyer si rrobaqepëse e Mbretëreshës për vite të tëra.

Image result for uk queen

Angela ka shërbyer si rrobaqepëse zyrtare e Mbretëreshës për një kohë të gjatë, derisa edhe aprovimin për botimin e këtij libri dhe shpërndarjen e këtyre mistereve për publikun e ka dhënë vetë Shkëlqesia e saj.

Këto janë disa nga sekretet mbretërore:

Mbretëresha ka një person që provon këpucët  e saj

Në librin e saj, Kelly e cila shërben si rrobaqepëse e Mbretëreshës që nga 2002 ka konfirmuar se është një asistent që provon rrobat dhe këpucët e Mbretëreshës. Kjo për shkak se Mbretëresha ka shumë pak kohë në dispozicion dhe Ajo duhet t’i ketë të gatshme të gjitha.

Image result for uk queen

Madhëria e Saj kishte kërkuar portretin ikonik të James Bond-it

Zonja Kelly thotë se oferta për Madhërinë e Saj kishte qenë që ajo të jetë përkrah Daniel Craig ishte vetëm për 5 minuta. Ajo kujton se Mbretëresha pranoi pa hezitim paraqitjen e saj teksa kishte thënë që unë duhet të them diçka, pasi që ai po vjen të më shpëtoi”.

Paraqitja e Mbretëreshës në Royal Ascot nuk ka të bëjë e gjitha me kuajt

Paraqitja vjetore e Mbretëreshës në Royal Ascot është ndër më të shikuarat. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që turma shikojnë kuajt, por edhe me bastet për ngjyrën e kapelës së monarkut.

Image result for uk queen

Përshëndetja me Michelle Obama me një përqafim ishte ‘instikt natyror’

Raportet se Mbretëresha kishte ‘thyer’ protokollin kur ia kishte kthyer ish Zonjës së Parë, Michelle Obama përqafimin në 2009 ishin shumë të pasakta, thotë Kelly.

Faktikisht kishte qenë instikt natyror për Mbretëreshën që të shfaq afërsinë dhe respektin për një grua të madhe dhe këtu nuk kemi të bëjmë me shkelje protokolli.

Image result for uk queen

Nuk ka asnjë sekret rreth fustanit mbretëror të krishtlindjeve

Zonja Kelly thekson se për tu dukur fustani sa më autentik ne kemi përdorur çajin e ‘fortë’  të Yorkshire, gjegjësisht e ngjyrosëm fustanin me çaj për të marrë fustani ngjyrën e mrekullueshme.

Image result for uk queen