17:16 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj ka prirje psikopatie

Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të ketë tendencë psikopatie vihen re që në moshën 3- vjeçare.

Problemi është se në përgjithësi prindërit nuk u kushtojnë rëndësi, duke menduar se është fëmijë dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Sipas studimit të psikologut  amerikan,  J.M Macdonald, i cili analizoi sjelljen e rreth 100 kriminelëve, këto janë këshillat që nuk duhen neglizhuar.

1. Keqtrajtim i kafshëve

Në rast se ndodh njëherë që fëmija të tërheqë në mënyrë të dhunshme bishtin e maces apo të lëshojë me forcë në tokë një qenush,  nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Por nëse fëmija vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, madje arrin deri aty sa i vret, ky po që është problem.

 Kjo është një mënyrë se si vrasësit serialë nxjerrin inatin e tyre duke sulmuar kafshë tërësisht të pambrojtura. Për më tepër mënyra si i vrasin viktimat e tyre është e ngjashme me atë që u bëjnë kafshëve. Lidhja midis keqtrajtimit të kafshëve dhe psikopatisë është aq e ngushtë sa madje FBI- ja në SHBA nisi të analizonte  të gjitha rastet e abuzimit të kafshëve në regjistrin kriminal.

2. Dëshirë për të vënë zjarr

Piromania, ose dashuria ndaj zjarrvënies është një shenjë e dytë. Kjo është një tjetër mënyrë për të shprehur zemërimin dhe mosbindjen.

3. Urinim i pavullnetshëm

Ky çrregullim është shumë poshtëruese për fëmijën, i cili ndihet i acaruar dhe i ofenduar. Nëse prindërit nuk reagojnë mirë pas çdo incidenti ose shokët tallen me këtë, e gjitha mund të shërbejë si shtysë që fëmijë të shndërrohet në një individ të dhunshëm.

4. Gënjeshtra pa arsye

Në rast se fëmija ju gënjen nga frika se mos e ndëshkoni, kjo është e kuptueshme. Po nëse ai gënjen pa asnjë arsye dhe është shumë i sigurt në atëë që thotë, këtu diçka nuk shkon.

Fëmijës i pëlqen procesi i të gënjyerit. Një tjetër tregues i rëndësishëm: nëse fëmija ka tendencë psikopatie, në momentin që zbulohet se ka gënjyer nis të ngrejë zërin dhe të bëhet agresiv, një formë manipulimi.

5. Talljet

Nëse i vogli juaj tallet vazhdimisht me miqtë e tij, i ul e i poshtëron, ky mund të jetë sinjal i një prirjeje psikopatike. Shpesh vrasësve famëkeq kjo gjë i argëtonte jashtëzakonisht shumë.

Nëse ndonjërën nga këto shenja e keni parë tek fëmija juaj, mos e neglizhoni por drejtohuni një psikologu.