5 të plagosur me thikë në New York, dy në gjendje kritike
Të paktën 5 persona u plagosën me thikë në Monsey të New Yorkut, mbrëmjen e së shtunës.
Policia njoftoi se tani kanë arrestuar një të dyshuar, shkruan Indeksonline.
Këshilli Ortodoks (OJPAC) përmes një postimi ne Twitter tha se pesë persona u plagosën me thikë, dhe tani janë në spitalet lokalet, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike.
“Një prej viktimave u godit me thikë më shumë se 6 herë”, tha këshilli.
Goditja me thikë ndodhi në Shulin e Rabbi Rottenburg gjatë një feste Hanukkah, raportoi CBS Neë York .
Prokurorja e Përgjithsme e Nju Jorkut, Letitia James ka thënë se ishte “thellë e shqetësuar nga situata që ka ndodhur në Monsey”./Indeksonline/