12:44 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

5 ushqime të shpejta në supermarkete, që do t’ju bëjnë të humbisni peshë në pak kohë

Kur jeni i zënë, i lodhur dhe i uritur, ushqimet e paketuara mund të jenë armiku juaj më i keq — ose miku juaj më i mirë. E gjitha varet nga ajo që do të fusni në karrocën tuaj të ushqimeve:

Ujë me gaz: Disa studime sugjerojnë që flluskat në ujin e gazuar  bëjnë një punë shumë të mirë duke ju ngopur.  Shumë marka tashmë kanë prodhuar pije me gaz dhe shije të ndryshme të cilat mund t’i  merrni në rastet kur nuk keni kohë të gatuani dhe doni që mos të hani një ushqim të shpejt në “Fast fonde”

Salmon i paketuar: Përveç që është një proteinë e cila kërkon më shumë punë për tu tretur dhe ndihmon në ndërtimin e muskujve që tërheqin kalori, peshqit yndyror siç është salmoni janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3; provat nga 2015 botuar në revistën PLOS One tregojnë se këto yndyra të shëndetshme mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Qiqrat: Mund t’i hani nga qesja ose t’i hidhni në sallatë ose në supë. Janë një zgjidhje e mirë në raste kur koha nuk ju pret dhe duhet të dilni menjëherë nga shtëpia.

Frutat e thata: janë të mira pasi nuk kanë sheqer të shtuar: Frutat e thara janë një ushqim i shkëlqyer i cili do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për disa orë përpara se të gatuani një ushqim të shëndetshëm në shtëpi.