75 Mall Live Search
17:43 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

5 ushqimet që ju ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe rrudhave në fytyrë

Mënyra e të ushqyerit në përditshmëri ka një ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore dhe mund të ofrojë shpjegimin që po kërkoni për fitimin tuaj të shpejtë në peshë, mjegullën e kujtesës, humorin e keq dhe madje përshpejton shkallën e plakjes.

Ne nuk mund ta parandalojmë procesin natyror të plakjes, por ka disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë të plakeni më ngadalë.

Ushqimi që konsumojmë ndikon në normën në të cilën funksionon metabolizmi juaj, dhe ndërsa proteinat e rrisinin atë, karbohidratet komplekse dhe të rafinuara dukshëm e ngadalësojnë atë. Një metabolizëm i ngadalshëm rrit rrezikun e kushteve të ndryshme shëndetësore, të lidhura me një përgjigje inflamatore të dëmtuar dhe një proces të përshpejtuar të plakjes.

Sipas Timothy Harlan, MD, asistent profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni sa më shumë të rinj:

Salmoni: Salmoni është një burim i pasur i acideve yndyrore të shëndetshme, të cilat shmangin pamjen e plakur dh etë lodhur, si dhe kaliumin, që pengon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Përmbajtja e lartë e selenit rregullon hormonet, përmirëson shëndetin e tiroides dhe e mban metabolizmin në rritje.

Agrumet: Të gjitha frutat, agrumet, si portokalli, limoni, lime, qitro, dhe mandarina, janë të pasura me vitaminë C, një antioksidant të fuqishëm, karotenoide anti-plakje dhe flavonoide,

Soja dhe nënrproduktet e saj:  Produktet që rrjedhin nga soja si tofu dhe edamame parandalojnë plakjen qelizore. Tofu është i bollshëm në proteina, aminoacide esenciale dhe minerale si zinku, kalcium, bakër, magnez, mangan dhe fosfor.

Fasulet dhe thjerrëzat: Janë të pasura me fibra dhe proteina, kështu që ata rregullojnë sheqerin në gjak. Fasulet ngadalësojnë metabolizmin dhe nuk shkaktojnë inflamacion në trup.

Ushqimet e shëndetshme zvogëlojnë në mënyrë efektive efektet fizike dhe mendore të plakjes. Prandaj, sigurohuni që dieta juaj është e pasur në to, dhe ju do të mbeteni të shëndetshëm, dhe do të plakeni ngadalë dhe bukur.