09:20 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

5 ushtrime të thjeshta për këmbë më të dobëta dhe të drejta

Ne të gjithë jemi në një betejë të vazhdueshme për të formësuar një trup sa më të përkryer që është e mundur. Nganjëherë është e vështirë t’i gjejmë se cilat janë ushtrimet e duhura për t’i bërë, kur duam të dobësojmë vetëm një pjesë të trupit, për shembull, këmbët.

Ne ju sjellim disa ushtrime që duhet t’i bëni nëse pika juaj e dobët janë këmbët, dhe ju po tentoni t’i sjellni në një formë më të mirë.

Ushtrimi #1

Përcjelleni forografinë. Merrni pozitën A, dhe qëndroni rreth 5 sekonda ashtu. Merrni hov dhe kërceni sa më lartë që të jetë e mundur. Pastaj kur të prekni tokën sërish merrni pozitën C dhe qëndroni ashtu edhe për 5 sekonda të tjera.

Filloni që këtë ushtrim ta përsëritni rreth 10-12 herë brenda ditës. Me kalimin  e kohës rritni numrin e përsëritjes së ushtrimit në 30.

Ushtrimi #2

Përcjelleni forografinë. Merrni hoë teksa jeni me këmbë në tokë ashtu si pozita A dhe pastaj hidhuni përpjetë ashtu si tek pozita B.

Tentoni të mbani shpinën drejtë.

Ky ushtrim kërkon pakëz më shumë energji sesa të tjerët. është e vështirë t’i bëni 30 ushtrime të këtilla përnjëherësh por tentoni t’i ndani në tre sete me nga 10 kërcime.

Ushtrimi #3

Përcjellni fotografinë. Shtrihuni në krahun tuaj të majtë dhe mëbshtetni kokën në dorën tuaj të majtë. Dorën e djathtë vendoseni para. Ngrisni këmbën e djathtë lart, sa më lart të mundeni dhe pastaj sërish kthejeni poshtë. Bëjeni këtë ushtrim nga dhjetë herë në secilën anë.

Ushtrimi #4

Merrni pozitën e mëhershme si ën fotografi. Kësaj rradhe këmbën e djathtë vendoseni para kurse të majtën ngriteni lart. Përsëriteni 10 herë sa për fillim. Bëjeni ushtrimin edhe nga ana tjetër.

Ushtrimi #5

Përcjelleni fotografinë. Fillimisht rrini drejt. Vendoseni dorën e majtë në bel kurse me dorën e djathtë mbani një peshë (mundeni edhe pa peshë). Hapni këmbët rreth gjysmë metre dhe pastaj kërrusuni anash. Prekni me dorën e djathtë këmbën e majtë. Përsëriteni 10 herë sa për fillim. Bëjeni ushtrimin edhe nga ana tjetër.