75 Mall Live Search
14:55 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / LB

5 vatra zjarri ende aktive, Sveçla viziton Agjencinë për Menaxhmin e Emergjencave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me zv-ministrin Blerim Gashani ka vizituar Agjencinë për Menaxhmin e Emergjencave.

Sveçla në Facebook ka shkruar se në 12 orët e fundit, Kosova është përballu me 41 vatra zjarri, prej të cilave 5 mesin ende aktive.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme kemi mbështetur vazhdimisht forcimin e kapaciteteve të Agjencisë, përmes sigurimit të automjeteve të specializuara, pajisjeve operacionale, uniformave dhe rekrutimit të stafit shtesë, që ndihmon në menaxhimin efikas të situatave emergjente. Mbështetja jonë do të vazhdojë, në bashkëpunim të ngushtë me AME-në dhe me të gjitha komunat, në mënyrë që secila palë në përputhje me kompetencat, të kontribuojë në përballimin sa më të mirë të situatave në terren nga ekipet tona zjarrfikëse”, ka shkruar ministri në detyre.