5 versionet se si mund të ‘shkrihen’ 21 ministri në vetëm 12
Dy partitë e para që po pretendojnë të udhëheqin me qeverinë në katër vitet e ardhshme, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë një qëndrim të përbashkët sa i përket zvogëlimit të numrit të ministrive.
Të dy partitë kanë deklaruar se do të reduktojnë numrin e ministrive nga 21 në 12, shkruan Indeksonline.
Por, si mund të ndodh kjo?
Instituti ‘Epik’ ka publikuar pesë versionet se si mund të shkrihen 21 ministri në 12 ministri.
Tek Ministria e Brendshme mund të përfshihen përshembull: Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Administratës Publike dhe e Pushtetit Lokal.
Për më shumë shikojeni më poshtë pesë versionet e mundshme se si mund të ndodh shkrirja e ministrive./Indeksonline/




