5 viktima, disa nën rrënoja dhe 320 të lënduar: Bilanc tragjik nga tërmeti
Deri tani janë shënuar pesë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak para orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
4 prej viktimave janë gra dhe janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe në Durrës, ndërsa një viktimë është burrë, i cili sipas Abc News ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës nga lëkundjet e tërmetit.
Raportohet për më shumë se 322 të lënduar nga tërmeti, ndërsa ekziston frika për një numër personash nën rrënoja për nxjerrjen e të cilëve po punohet.