5 viktimat e aksidentit në Ferizaj, Policia me fushatë sensibilizuese

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt’’, sot nga ora 15:00, do të realizon një fushatë sensibilizuese dhe solidarizuese, për viktimat e aksidentit të datës 06.06.2021 që ndodhi në Koshare të Ferizajt, e që humbën jetën 5 persona.
Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i drejtuesve të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrë në komunikacion, në parandalim të aksidenteve të shumta që e përcollën vendin tonë.
Akitiviteti do të mbahet në rrugën ‘’Brahim Ademi‘’ në Ferizaj, afër palestrës së sporteve ‘’Bill Clinton’’, rruga Ferizaj– Shtime .
Tridhjetë e shtatë aktivistë (37) dhe disa policë do të mbajnë porosi/thirrje (pankarta) për të respektuar shenjat dhe rregullat e komunikacionit.