5 vite nga albumi debutues i Dua Lipës

Kanë kaluar pesë vite që kur ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka publikuar albumin debutues.
Me muzikën që ka sjellë ndër vite është cilësuar si njëra nga vajzat më të talentuara të muzikës pop në botë, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar imazhe artistike në Instagram, Dua vendosi t’i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

“Sot 5 vjet më parë publikova albumin tim debutues ~ jam shumë krenare për çdo hap dhe çdo shkallë, çdo dhomë, klub dhe vend, çdo artist, kompozitor dhe producent me të cilin kam pasur fat të shkruaj dhe bashkëpunoj dhe që ka më çuan këtu ku jam sot ~ falënderoj yjet e mi çdo ditë dhe ju falënderoj të gjithëve që ishit në këtë udhëtim të çmendur me mua”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/