75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

5 vite pas ndarjes, Angelina rrëfen periudhën me të vështirë të jetës së saj

Aktorja e njohur amerikane Angelina Jolie si rrallëherë ka vendosur që të flasë më shumë rreth jetës private, gjegjësisht rreth ndarjes me Brad Pittin, e cila bëri bujë të madhe në mediat rozë.

Dyshja i dha fund martesës në shtator të vitit 2016, por që pjesa e divorcit vazhdoi për një kohë të gjatë, transmeton Indeksonline.

“Këto kanë qenë periudha të vështira të jetës sime, kur unë më shumë jam fokusuar te familja. Edhe pse ka kaluar goxha një kohë nga ndarja, kam filluar ta rimarr veten përsëri. Koha që e kaloi me fëmijët e mi më bën jashtëzakonisht të lumtur, pasi ata janë rritur dhe po tregojnë kujdes ndaj meje”, tha Angelina.

Kujtojmë se Angelina dhe Bradi janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox (19), Pax (17), Zahara (16), Shiloh (14) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (12)./Indeksonline/