75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

5 vite që nga nënshkrimi i MSA, Edita Tahiri: S’punuam si duhet për anëtarësim në BE

Pesë vite që kur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asociamit, në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Kosova edhe mëtej vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave e pa anëtarësim në nisma e organizata evropiane, transmeton IndeksOnline.

Se punët nuk kanë shkuar siç duhet gjatë kësaj kohe e ka thënë edhe ish kryenegociatorja e Republikës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo derisa ka shpërndarë një fotografi të këtij momenti, ka thënë se ndonëse u gëzuam shumë për arritjen e kësaj marrëveshje, nuk punuam sa duhet për t’i përmbushur obligimet që sot  t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim.

“Dhe kjo punë ka qenë e jona, e institucioneve të Kosovës. Derisa me të drejtë fajësojmë BE për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për punën e MSA fajet dhe dështimet janë tonat”, ka shkruar Tahiri.

Njoftimi i plotë: