21:57 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

5 vjeçarja gjendet e lidhur për shtrati, policia në kërkim të prindërve të saj

5 vjeçarja e braktisur gjendet e lidhur me zingjirë për një shtrati në një shtëpi të braktisur, pasi fqinjët kishin dëgjuar britmat e saj.

Autoritetet kanë shpëtuar vazjën 5 vjeçare e cila ishte e braktisur në shtëpinë e saj në San Luis Potosi në Meksikë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur me 3 janar pasi që banorët e zonës kishin dëgjuar zëra që vinin nga një shtëpi e vogël.

Vajza kishte lëndime në këmbë dhe mavijosje, mirëpo kur u dërgua në spital ishte në gjendje stabile.

Zyra e Prokurorit në San Luis Potosi, ështe duke punuar me Zyrën për Mbrojtje të Fëmijëve dhe policinë me qëllim lokalizimin e prindërve të vajzës.

Pamjet e shfaqura tregojnë vajzën me zingjir në kyq të këmbës e cila ishte e lidhur për një shtrati.

Identiteti i 5 vjeçares nuk është bërë i ditur, ndërsa ajo vazhdon të mbahet në përkujdesje të Zyrës për Mbrojtje të Fëmijëve deri në një vendim tjetër./Indeksonline/