23:13 / E Martë, 12 Nëntor 2019

5 vjeçarja pësoi djegie të shkallës së tretë nga qirinjtë aromatizues!

Një nënë në SHBA ka paralajmëruar të gjithë për rrezikun nga qirinjtë kur janë në kontakt me fëmijët.

Vajza e saj 5 vjeçare është djegur si pasojë e një qiriri të ndezur në shtëpinë e saj, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Rebeka Ërightman para tre viteve kishte përjetuar një ngjarje të tmerrshme kur vajza e saj Gianna, tashmë 8 vjeçe kishte pësuar djegie të shkallës së tretë nga një qiri aromatik që kishte qenë i ndezur në shtëpi.

Gianna ishte detyruar t’i nënshtrohej një sërë intervenimesh me qëllim shërimin nga plagët që kishte marrë.

Nga ky rast Rebeka bënë thirrje për kujdes të shtuar në rastet kur ka qirinjë të ndezur në shtëpi./Indeksonline/