75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / MSH1

5 vjet më parë, një votë e Reshitajt evitoi zgjedhjet nacionale

Vota e Albena Reshitajt i bëri një të mirë të madhe vullnetit të shumicës parlamentare, 5 vjet më parë.

Ndonëse pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, Reshitaj kishte votuar “pro” kandidaturës së Vjosa Osmanit – për presidente.

E vendosur në një pozitë aspak të lehtë dhe me fatin e legjislaturës në fije të perit, Reshitaj vendosi që më votën e saj të ndryshojë kursi, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, atë botë përveç se u evitua shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare, njëjtë u evitua edhe varësia në Listën Serbe, për zgjedhjen e presidentit.

Pas votimit, Reshitaj kishte deklaruar se nuk do të donte të shihte vendin dhe qytetarët të përballen me një sfidë të re, sidomos për faktin që ishte mesi i pandemisë COVID-19.

5 vjet më vonë, ajo ende qëndron prapa të njëjtit vendim.

“Një veprim aspak i lehtë asokohe, por krenare me vendimin për të votuar atë ditë, që vendi të mos varej nga Lista Serbe dhe të mos shkohej sërish në zgjedhje” ka shkruar Reshitaj.

Sot, presidentja Vjosa Osmani përfundoi mandatin e saj të përmbushur në bazë të dispozitave ligjore dhe kushtetuese./IndeksOnline/