22:25 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

50 anëtarë të rinj i bashkohen AAK-së në Gjermani

Pesëdhjetë bashkatdhetarë i janë bashkuar degs së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Bekë Berisha.

Ai tha se 50 anëtarë të rinj iu shtuan AAK-së në takimin në Baden Wuttembberg.

“Në këtë takim pika kryesore ishin: hapja degeve të reja, anëtarsime të reja, si dhe raportim nga Kryetarët për punën e deritanishme” tha Berisha.

Ky është njoftimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Takim madhështor i Aleancës në Gjermani  Baden Wüttembberg

Sot  në takim me kryetarët dhe kryesin si dje  strukturat e AAK-së në Gjermani.

Mbi 50 antarsime të reja sontë në AAK-në.

Në këtë takim si pika kryesore ishin, Hapja degeve tē reja, Antarsime të reja, si dhe raportim nga Kryetarët për punën e deritanishm.

Fjal përshendetëse nga  Kryetari për Gjermani Ukë Blakaj

Fjal përshendetëse nga Kryetari për Bavari z.Selim Hoti

Fjal përshendetëse nga Kryetari Hamëz Alaj

Fjal përshendëse nga Kryetari z.Arsim Zeqiraj.

Alenaca po rritët gjithandej Gjermanisë