50 Cent jep lajmin e hidhur për fansat e tij

Reperi i famshëm, 50 Cent, ka dhënë lajmin e hidhur për fansat.
46 vjeçari tregoi se pas publikimit të albumit që e ka në përfundim e sipër, planifikon të mos publikojë më në të ardhmen, transmeton Indeksonline.
Ai do të vazhdojë të bëj këngë të reja, por ato do t’i përkasin filmave dhe serialeve në të cilat është i përfshirë si aktor apo producent.
“Unë mendoj se ndoshta do të publikoj një tjetër album të plotë, gjërat e tjera që do të bëj janë të lidhura me filmat dhe televizionin.”
Nuk dihet se kur do të publikohet albumi i fundit i reperit. 50 Cent publikoi për herë të fundit në vitin 2014: Animal Ambition . Reperi depërtoi në vitin 2003 me albumin e tij debutues Get Rich or Die Tryin’ , prodhuar nga Dr. Dre dhe Eminem./Indeksonline/