50 Cent sulmon Diddy-n pasi ish-e dashura dëshmoi në gjykatë

Reperi 50 Cent e ka sulmuar përsëri armikun e tij, Sean Diddy Combs, këtë herë duke u tallur me obsesionin e tij me vajin për foshnja.
Ndërsa gjyqi i Diddy-t për sulm seksual vazhdon në New York, 50 Cent postoi tre foto në Instagram, transmeton Indeksonline.
E para ishte një pamje e ekranit e një artikulli të revistës “People” me titullin “Cassie thotë se Diddy i kërkoi të hynte në një pishinë të mbushur me vaj për fëmijë”.
Së bashku me titullin ishte një skicë në gjykatë e ish-të dashurës së Diddy-t, Cassie Ventura, ndërsa ajo dëshmon në gjykatë.

Dy fotot e mëposhtme u gjeneruan nga inteligjenca artificiale. Fotografia e parë tregon Combsin të shtrirë mbi një pajisje të fryrë në formë rose në një pishinë, ndërsa e dyta tregon Diddy-n në pishinë i rrethuar nga shishe me vaj për foshnja.
Si kujtesë, deri në 1,000 shishe vaji për foshnje u gjetën gjatë një bastisjeje të FBI-së në pronat e Diddy-t në mars të vitit 2024.


“Dreq, ai i bëri të gjitha këto për të përfunduar kështu. Kjo gjë është më e çmendur sesa thjesht çmenduri”, shkroi 50 Cent në mbishkrimin e fotos./Indeksonline/