50 Cent sulmon sërish Diddy: Video AI me fustan rozë dhe baby oil

50 Cent nuk ndalet me ironitë ndaj rivalit të tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs.
Reperi postoi një video të krijuar me inteligjencë artificiale ku Diddy shfaqet duke parakaluar në një pasarelë mode, i veshur me një fustan rozë me logon e Johnson & Johnson “baby oil” në pjesën e përparme. Videoja shoqërohej me këngën “Baby Oil Freak Off Party”.
“Se dija që Diddy mori pjesë në sfilatën e Michael Amiri-t”, shkroi 50 Cent në Instagram, duke ironizuar me sasinë e madhe të vajit për bebe të gjetur nga FBI gjatë bastisjeve në shtëpitë e Combs në Miami dhe Los Angeles vitin e kaluar.
50 ka qenë një nga kritiket më të zëshëm të Combs gjatë problemeve ligjore të këtij të fundit, duke postuar herë pas here imazhe AI dhe meme në rrjetet sociale. Në maj, ai postoi një tjetër seri fotosh AI pas raportimeve se ish-e dashura e Diddy-t, Cassie, kishte deklaruar se ai i kishte kërkuar të hynte në një pishinë të mbushur me vaj bebeje.
Megjithëse në fillim të korrikut 50 Cent e “uroi” Diddy-n për fitimin e disa akuzave në gjyqin federal për trafik seksual – duke thënë “Diddy mposhti FBI-në, ky djalë është i fortë!” – ai e vazhdoi talljen duke e quajtur atë “Gay John Gotti”, duke iu referuar bosit të famshëm të mafies i cili u shpall i pafajshëm në një gjyq, por më pas u dënua.