50 Cent tallet me P Diddy-n për letrën drejtuar gjyqtarit: Merreni parasysh sigurinë tonë para se ta lini të lirë

50 Cent ka ironizuar P Diddyn në rrjetet sociale, pasi ky i fundit i dërgoi një letër gjyqtarit Arun Subramanian, duke kërkuar mëshirë para se të dënohej për çështjen e prostitucionit.
Reperi postoi një “letër” tallëse drejtuar gjyqtarit, ku shkruante: “Kam pasur një mosmarrëveshje me Diddyn për 20 vjet. Ai është shumë i rrezikshëm. Kam pasur frikë për jetën time shumë herë”.
50 Cent shtoi se Diddy nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të reflektuar dhe e kritikoi për raportimet mbi shishet e vajit për foshnja të gjetura në shtëpitë e tij në Miami dhe LA.
This is my letter to the judge on Diddy’s case. 😟what I’m scared for my life! LOL • https://t.co/WtNREs3AKy pic.twitter.com/CIlcR9jOWd
— 50cent (@50cent) October 2, 2025
Ai përfundoi me sarkazëm:“Diddy do të kthehet te punësimi i punonjësve të seksit meshkuj, por do ta mbajë vajin larg publikut”.
Ndërkohë, Diddy në letrën e tij kërkonte mëshirë dhe pranonte fajin për abuzimin ndaj ish-partneres Cassie Ventura, duke thënë se i kishte zhgënjyer fëmijët dhe se i vinte thellësisht keq për veprimet e tij.