75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 06 Maj 2022 / OSH

50 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se 50 civilë janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol të premten.

Vereshchuk theksoi se grupi përfshinte gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ajo akuzoi Rusinë për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit lokal, shkruan skynews.

“Prandaj evakuimi ishte jashtëzakonisht i ngadaltë…nesër në mëngjes do të vazhdojmë operacionin e evakuimit”, tha ajo.