10:50 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / k.v

50% e qytetarëve të interesuar për politikën, mbi 70% konsiderojnë se Qeveria ndërhynë në biznese

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung kanë prezantuar rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”.

Leonora Kryeziu, nga PIPS tha se të dhënat mund të iu hyjnë në punë partive politike ngase paraqesin pikëvështrimet e qytetarëve.

“Anketa vjen si pjesë e punës tonë dhe ofron të dhëna kredibile që do t’iu hynin në punë partive politike, studiuesve. Raporti tregon pikvështrimet e qytetarëve”.

Butrint Berisha, nga PIPS, tha se janë anketuar 800 qytetarë nga 38 komunat në vend. Sipas rezultateve del se 77% e tyre besojnë që Qeveria ndërdyjnë në biznese.

Përderisa 55% e tyre kanë deklaruar se votojnë gjithmonë, ndërsa 50% thonë se janë të interesuar për politikën.

“Anketa është e ndarë në pyetje shteti dhe ekonomia dhe pjesa e dytë janë të orientuara pyetjet për politikën. Anketa është organizuar në 38 komuna dhe janë anketuar 800 qytetarë të Kosovës”.

“Një përqindje 77% e kanë cilësuar ndërhyrjen e Qeverisë në biznese. A mendoni që aborti duhet të jetë i ndaluar me ligj 77% kanë thënë që po. 56% kanë deklaruar që njerëzit duhet ta praktikojnë fenë. Te pyetjet për politikën, 55% kanë deklaruar se votojnë gjithmonë. Se sa janë të interesuar për politikë, 50% janë deklaruar që po”.

“Pjesa dërrmuese e anketuarve kanë deklaruar se nuk janë anëtar i një subjekti politik. 18% kanë deklaruar se janë të majtë, 27% janë të djathtë. Tk AAK 14 % e kanë parë të majtë dhe 30%të djathtë. LDK 21% e kanë cilësuar të majtë dhe 31 % të djathtë, PDK e kanë cilësuar si 31% të djathtë, VV 31% e kanë konsideruar të majtë, 19 % si të djathtë”.

Granit Tërnava, nga KAS tha se qytetarët kanë qëndrime mikse mes të djathtës dhe majtës.

“Unë besoj që qytetarët kanë tendencë për politikë të majtë sesa të djathtë. Një pjesë e këtyre të dhënave do të duhej të ngrisnin vëmendjen e publikut se ka duhet të drejtohet diskursi publik. Qeveria e re që është e majtë duhet ta ketë parasysh për ta arritur një përshpejtim ekonomik dhe nuk duhet të shihen ndërmarrësit ndryshe”.