75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

50% e votave të numëruara, NISMA 6%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdoj të publikoj rezultatet e numërimit të votave.

Deri më tani janë numëruar rreth 50% të votave. Sipas rezultateve zyrtare Nisma Socialdemokrate ka 6% të votave.

Vet kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një konference për media tha se në bazë të të gjitha raporteve Nisma do t’i ketë 7 deputetë dhe janë duke pritur deputetin e tyre.

“Mesazhi im për të gjithë komisionarët tanë është të kryejnë detyrën e tyre duke numëruar votë për vote për të respektuar vullnetin e qytetarëve dhe deri në fund ta kryejnë këtë mision të shenjtë. NISMA do të jetë partia vendimtare për formimin e qeverisë së ardhshme”, ka thënë ndër të tjera Limaj.