50 mijë pasagjerë të bllokuar në Britaninë e Madhe, keqësohet moti! (Foto)
Qindra shkolla janë mbyllur dhe kaos i madh është paralajmërua edhe rrugëve të Britanisë së Madhe.
Madje sipas Indepedent, 50 mijë pasagjerë të British Airways janë bllokuar në aeroportin Heathrow, transmeton Indeksonline.
Njoftohet se reshjet e borës kanë shkaktuar probleme të mëdha, teksa temperaturat, akulli dhe bora në përgjithësi kanë ndikuar edhe në të gjitha llojet e udhëtimeve, duke shkaktuar ndalesa të mëdha.
Thuhet gjithashtu se kushtet më të këqija janë në Uells, Virgin Train, Great Western dhe Cross Country, derisa temperatura më e ftohtë re regjistruar në Britanin e Madhe gjatë natës ishte në Chillingham Barns-Northuberalnd, ku merkuri ra në -12.2 C./Indeksonline/