50 milionëshi i Realit nuk ndihet mirë me shëndet në prezantimin e parë
Eder Militao është prezantuar sot si futbollist i ri i Real Madridit. Blerja nga Porto i ka kushtuar 50 milionë euro skuadrës madrilene.
Por, prezantimi i parë te Reali nuk ka shkuar aq mirë për të. Kjo pasi që futbollisti nuk është ndier mirë me shëndet.
Në konferencën live, Militao kishte marramendje, gjë për të cilën kërkoi falje.
Mjekët dyshojnë se nxehtësia dhe stresi i prezantimit kanë bërë që Militao mos të ndihet mirë në prezantim./Indeksonline/
