50 minuta aktivitet në javë për ta ulur rrezikun e vdekjes së hershme
Hulumtuesit kanë gjetur se çdo lloj aktiviteti fizik mund ta ulë rrezikun e vdekjes së hershme për 27%.
Sipas hulumtuesve, ky studim edhe një herë dëshmon se aktiviteti qoftë ecje, vrapim, palestër apo not, mund të zvogëloj rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit, të cilat janë shkaktarët kryesor të vdekjes së hershme.
Hulumtimi është bërë duke përdorur informacionet e 14 studimeve të mëparshme. Parametrat e shëndetit të pjesëmarrësve të këtij hulumtimi, janë vëzhguar për mesatarisht 5 vite. Si rezultat është vërejtur se vdekja e njerëzve, gjatë kësaj periudhe ka ardhur se rezultat i shumë faktorëve duke përfshirë edhe aktivitetin e ulët fizik.
“Çdo aktivitet fizik, qoftë edhe vrapimi një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme, respektivisht prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit”, tha autori i këtij hulumtimi.
Aktiviteti fizik mundëson zvogëlimin e sasinë se lipoideve në gjak, përmirësimin e peshës të trupit dhe uljen nivelit te kolesterolit të keq.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se nëse njerëzit do të ishin më aktiv, çdo vit do të ishin parandaluar së paku 5 milion vdekje të hershme.