50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu ka thënë se derisa po i afrohemi 28 dhjetorit, fryma e fitores po ndihet gjithnjë e më shumë, kudo në secilin takim.
Ai ka falëndëruar qytetarët për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i japin LDK-së dhe atij për deputet.
“Se shpresën kanë zgjedh qytetarët tanë, e kjo shihej qartë edhe sonte nga Lipjani deri te Dega e Katërt në Prishtinë, përcaktim i qartë, vullnet i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

