75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

50-vjeçari dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, mjekët thonë se ka lëndim në kokë

Sot në Spitalin Rajonal të Gjakovës është sjellë pa shenja jete një person, shkruan Indeksonline.

Viktima (50-vjeçar) është dërguar aty nga vëllau dhe djali i tij.

Sipas mjekëve, viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se atë e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra).

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 05.04.2021 në Spitalin Rajonal Gjakovë është njoftuar Stacioni policor -Gjakovë se nje person i vdekur eshte derguar nga vëllau dhe djali i tij. Patrulla iu ka përgjigjur rastit. Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim ne kokë. Deshmitaret – familjaret e viktimës kanë deklaruar se të njejtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra).

Në vendngjarje (shtëpinë e viktimës) kanë dalur patrullat policore. Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Eshtë njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për tu dërguar ne obduksion. Viktima e moshes 1971 nga fshati Lipovec”./Indeksonline/