50 vjeçari gjendet i mbytur në lumin Buna
Një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është gjetur i mbytur pasditen e sotme tek ura e Bunës së Re, në lumin Buna.
Akoma nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë ndëqrkohë që
kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 13.03.2019,rreth orës 17:05, tek ura e Bunës e Re, Shkodër, në lumin Buna, është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i pa identifikuar, rreth moshës 50 vjeç, pa shenja dhune.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor.