20:03 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

50-vjeçarja Jennifer Lopez, plot energji pozon rrugëve të New York-ut

Këngëtarja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez, është e njohur për aftësitë e saj jo vetëm në muzikë.

Ajo e ka sfiduar veten edhe në aktrim, vallëzim, dizajnere apo producente poashtu edhe në biznes, duke patur sukses në të gjitha këto fusha, shkruan Indeksonline.

Edhe pse në moshën 50-vjeçare, J.Lo nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i dikurshëm.

Bukuria dhe linjat trupore të saj janë në formën më të mirë edhe tani.

Këtë e ka dëshmuar edhe së fundmi me anë të disa fotografive rrugëve të New York-ut, ku shihet me plot stil dhe energji. /Indeksonline/