19:55 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / AR

“50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim”, Shkurte Fejza po vjen me befasi në përvjetorin e karrierës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shkurte Fejza, njihet për hitet e saj të papërsëritshme.

Ajo feston 50-vjetorin e karrierës dhe ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj.

Përmes një shkrimi të gjatë ka njoftuar që me datë 8 qershor do të mbajë një koncert festiv në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime.Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, të lidhur nga muzika dhe vlerat që na bëjnë këta që jemi,duke ruajtur me krenari identitetin tone kombetar.

Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zeri i kombit. Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoft shqiptarë kudo që jeni!Me respekt dhe mirenjohje Shkurte Fejza”./Indeksonline/