50 vjet jetë, ikona e bukurisë, Angelina Jolie

Në një karrierë që zgjati tri dekada, Angelina Jolie është vendosur si një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj. Njëra nga femrat më të bukura në botë viteve të fundit sot mbushë 50 vjet jetë.
Jolie është fituese e shumë çmimeve prestixhioze, ndërsa ka qenë për shumë vjet edhe si aktorja më e paguar e Hollivudit.

Jolie bëri debutimin e saj në ekran si fëmijë së bashku me babain e saj, Jon Voight, në Lookin’ to Get Out (1982), dhe karriera e saj filmike nuk u ndal më drejt sukseseve të mëdha.

Ajo promovon kauza të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen, edukimin dhe të drejtat e grave dhe është më e njohur për mbrojtjen e saj në emër të refugjatëve si e dërguar speciale për Komisioneren e lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

E divorcuar më parë nga aktorët Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton, Jolie së fundi është divorcuar nga Brad Pitti, duke marrë në kujdestari të gjithë fëmijët e saj./Indeksonline/