75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

50 vjetori i klubit, KB Prishtina logon e ndryshon por jo edhe sponzorin

Klubi i Prishtinës në basketboll këtë vit e feston ditëlindjen e 50-të.

Për nderë të këtij viti jubilar, klubi nga kryeqyteti ka bërë një logo të re, transmeton Indeksonline.

Ata sot kanë prezantuar logon e re për 50 vjetorin, që është dizajnuar nga ekipi kreativ i klubit.

Po ashtu, KB Prishtina ka lajmëruar se edhe këtë sezon “Sigal Uniqa” më në krye me Avni Ponarin, do të jenë sponzor të klubit.

Klubi nga kryeqyteti është ekipi më i suksesshëm në histori të basketbollit kosovar./Indeksonline/