500 bimë kanabis në 4 sera/ Policia jep detaje mbi aksionin anti-drogë në Gjilan

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në koordinim dhe bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, arrijnë të loklizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

Sipas policisë, këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.
“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe” thuhet në njoftim.

