75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 21 Korrik 2023 / k.v

500 euro gjobë dhe 1 vit ndalim i drejtimit të automjetit, voziti 116 km/h në zonën 40 km/h

Policia e ka gjobitur një shofer nga Mitrovica me 500 euro dhe ia ka ndaluar vozitjen për një vit pasi i njëjti ka vozitur 76 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar.

Shoferi në zonën 40 km/h ka vozitur 116 km/h.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë  në  zonën e  Vushtrrisë,  gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 116 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, ka njoftuar Policia.