75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 11 Prill 2024 / k.v

500 euro gjobë për shoferin në Raushiq, policia tregon se çfarë kundërvajtje ka bërë ai

Pas një kontrolli rutinor nga zyrtarët Policor tё Njësisë Rajonale tё Trafikut në Pejё, ёshtё vërtetuar se një vozitës ka drejtuar veturën në kohën kur të njëjtit i ishte shqiptuar masa mbrojtëse (ndalim i vozitjes për kohë të caktuar).

Policia ka njoftuar se shoferit i ёshtё bёrё tërheqja e veturës nga rruga me automjet tërheqës sipas ligjit nё fuqi.

Kundërvajtësit i ёshtё shqiptuar gjoba 500 euro, i janë hequr 5 pikё negative nga patenta dhe 6 muaj i është caktuar masa e re mbrojtёse./IndeksOnline/