75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

500 mijë eurot e premtuara nga Kadri Veseli nuk figurojnë në buxhetin e FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit sot, e enjte, me fillim nga ora 17:00.

Kjo mbledhje mbahet një herë në vit dhe pasqyron të arriturat e kësaj Federata brenda 12 muajve.

Të pranishëm kanë qenë 54 delegatë nga 58 të mundshëm, ndërsa munguan 4.

Në këtë Kuvend, Presidenti Agim Ademi, raportoi për aktivitetet dhe të arriturat e FFK-së në periudhën 2018/19, shkruan IndeksOnline.

Në këtë buxhet nuk figuroi shifra prej 500 mijë eurosh që ishte premtuar si premi për ekipin Kombëtar nga Kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Buxheti i FFK-së për vitin 2018/19:

Të hyrat: 11.883.000 milionë euro
Shpenzime: 11.4 milionë euro
Të hyrat nga nga UEFA dhe FIFA: 88,86 %
Të hyrat nga gjoba: 17,000 euro kanë qenë të hyra nga gjobat
Të hyrat nga transferimet e lojtarëve: 67,000 euro
200.000 shpenzime per stadiumin “Adem Jashari”
8.884 shpenzime për garderobë të zyrtarëve dhe futbollistëve
18.000 per organizimin e ndeshjeve
565.000 shpenzimet per akomodimin e kombëtareve
2 milionë euro për pagat e selektorëve dhe shpenzimet në paga e meditje