75 Mall Live Search
07:27 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

508 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

Mbreme IKSHPK-ja njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.


Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar

Duke folur për rastet e sotme Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Gashi thotë se disa QMF tashmë janë duke punuar vetëm në orarin e paradites për shkak se një pjesë e personelit mjekësorë në Komunën e Prishtinës janë në vet izolim apo të infektuar me coronavirus.