509 raste aktive me COVID-19

Sipas IKShPK-së, në Kosovë janë 509 raste aktive me virusin SARS-CoV-2.
29 nga këto raste rezultuan pozitivë gjatë ditës së djeshme.
Deri më tani, mbi 161 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitivë, që nga fillimi i pandemisë.
Në anën tjetër, 1 milionë e 674 mijë e 509 qytetarë janë vaksinuar kundër këtij virusi.
783 mijë e 74 nga ta kanë marrë të dy dozat./Indeksonline/