75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

51 vëzhgues nga IKD do të monitorojnë zgjedhjet e 14 shkurtit

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të diel më  14 shkurt do të angazhojnë 51 vëzhgues për monitorimin e tyre, transmeton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj.

Siç ka thënë ai vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë.

“Instituti i Kosoves për Drejtësi përmes 51 vëzhguesve do të bëjë monitorimin e zgjedhjeve nacionale, më 14 shkurt 2021.

Vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë”, ka shkruar Miftaraj./IndeksOnline/