11:03 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / V R

51 vjeçarja Jennifer Lopez i vënë “flakën” sërish, pozon komplet e zhveshur!

Jennifer Lopez nuk e ka lënë shumë gjatë shijen e performancës së nxehtë në “American Music Aëards” përkrah Maluma-s, pasi me një postim të vetëm në Instagram i ka vënë “flakën” sërish.

Këngëtarja e njohur ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet tërësisht e zhveshur, ndërkohë që pjesën e sipërme të trupit e ka mbuluar me duar.

Përmes këtij postimi ajo ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re që duket se do të mbajë titullin “In The Morning”, një pjesë të së cilës ajo e ka zbuluar, duke e vendosur në sfond të videos së saj.

51-vjeçarja u shfaq me një pamje sa më natyrale me flokët e prerë shkurt dhe me një grim të thjeshtë. Ajo u shfaq tejet provokuese duke dëshmuar edhe një herë që me gjithë moshën ajo mbetet “mbretëreshë” e bukurisë./Indeksonline/