75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho: Nuk e di nëse do të blejmë në janar

Jose Mourinho pohon se nuk e di nëse Manchester United do të sjellë përforcime në janar, pavarsisht se mediat shkruajnë se gjiganti i Premier Leagues mund ta shesë Paul Pogban muajin e ardhshëm.

Man Unitedi do të përballet me Liverpoolin në ”Anfield” sot, ku humbja do t’i linte ”Djajtë e Kuq” 19 pikë mbrapa pozitës së parë.

Në verë, drejtuesit e klubit nuk ia kishin plotësuar kërkesat në tregun e transferimeve, e duket se kjo do të ndodhë edhe në janar, transmeton IndeksOnline.

Image result for Pogba

”Nuk e di nëse do të bëjmë ndonjë përforcim. Do të doja, por nuk e di se sa është e mundur kjo”.

”Varet nga klubi. Sinqerisht, jam i fokusuar në punën time për ta përgatitur skuadrën për ndeshjen me Liverpoolin.

”Më pas përballemi me Cardiff Cityn dhe unë jam i fokusuar më shumë në këtë aspekt”, tha Mourinho për gazetarët./IndeksOnline/