75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

516 pacientë për COVID-19 po trajtohen në ShSKUK, 38 në gjendje të rëndë shëndetësore

Në klinikat me COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.

Në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thuhet se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 516, ku prej tyre 410 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 406 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë:

15 prej tyre në gjendje të rënduar
161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
183 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 82 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 38 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 296 pacientë:
23 prej tyre në gjendje të rënduar
249 të konfirmuar pozitivë
223 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 54 pacientë
Spitali i Pejës, 71 pacientë
Spitali i Gjilanit, 37 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë