75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

52 aksidente e 1.555 tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve, në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Nga të dhënat e prezantuara, gjithsej kanë qenë 52 aksidente, me dëme materiale kanë qenë 29, ndërsa me të lënduar 23. Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1.555 tiketa për shkelje në trafik.

Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, ku tetë prej tyre janë në mbajtje, ndërsa persona në vuajtje dënimi janë dy.