75 Mall Live Search
09:17 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / A. M.

52 aksidente trafiku për 24-orë në Kosovë

Përgjatë ditës së premte, në Kosovë u regjistruan 52 aksidente. Sipas të dhënave të policisë, 21 prej tyre me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.

Po në këtë vazhdë kohore, policia shqiptoi 2176 gjoba trafiku.

U arrestuan po ashtu 19 persona, 14 u dërguan në mbajtje, dhe dy të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.