75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Juventus – Roma

Sonte nga 20:30 në Alianz Stadium do të luhet supersfida midis Juventusit dhe Romës.

Është një sfidë me mjaft rivalitet dhe spektakël në fushë, me të dyja skuadrat që kanë objektiva të ndryshme, Juve për titull ndërsa Roma luan për zonën champions.

Bardhezinjtë po zhvillojnë një sezon të jashtëzakonshëm deri tani, pasi në 16 takime kanë 14 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje.

Nga ana tjetër Roma vjen në një krizë rezultatesh, ndonëse javën e fundit ka shënuar një fitore të zorshme ndaj Genoas.

Më poshtë keni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. /IndeksOnline

Juventus:  (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic. Matuidi; Dybala, Mandzukic, C. Ronaldo

Roma: (4-2-3-1): Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Cengiz Under, Zaniolo, Florenzi; Schick