Tollovi në Skenderaj, shoferë të pandërgjegjshëm parkojnë automjetet në mes të rrugës
Për shkak të Vitit të Ri, lëvizje të shumta të qytetarëve po vërehen në gjithë vendin.
Gjithandej komunikacioni është dyndur nga automjetet. Por, në qytetin e Skenderajt, po ndodhë diçka e pazakontë.
Shoferë të pandërgjegjshëm kanë lënë makinat e tyre në mes të rrugëve, duke krijuar kështu tollovi dhe duke u pamundësuar lëvizjen automjeteve të tjera, shkruan Indeksonline.
Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara nga Indeksonline, veturat janë të parkuara në mes të rrugës, madje as në troatoare jo./Indeksonline/