10:21 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Lajmërohet Stresi pas lajmeve për arrestim: Më mirë me kalu natën në hotel se në stacion të Policisë!

Natën e mbrëmshme në disa media online është raportuar që reperi shqiptar Stresi është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Për të shuar çdo mëdyshje për këtë lajm, reperi ironizoi me një video në “Instastory” nga një hotel në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

“Mëngjes. Ma mirë me nejt qetu në Swiss sesa me kalu natën në stacion të Policisë”, tha ai.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast ku të njëjtin deklaruan se nuk kanë ndonjë informacion.