20:24 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Malishevës i shtohet edhe një aset shumë i vlefshëm, e zyrtarizon presidenti i klubit

Klubi i Futbollit Malisheva ka njoftuar se këtij klubi i është shtuar edhe një aset shumë i vlefshëm.

Presidenti i këtij klubi, Driton Morina edhe zyrtarisht mirëpriti Kastriot Krasniqin në klub, i cili u emërua si Bashkëpunëtor i Marrëdhënieve me Publikun, i cili do të jetë Përfaqësues i klubit në Itali dhe Zvicërr.

“Kastrioti ka qenë mbështetës i klubit në vazhdumësi dhe emërimi i tij si Përfaqësues për Itali dhe Zvicërr vetëm sa e zyrtarizon bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij për klubin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Malishevës.